Sergio Aguero ka ofertë për rikthim në La Ligë.
Duket se merkatoja e kësaj verë do ta gjejë Atleticon e Madridit tepër aktive.
“Los Colchoneros”, krahas largimeve, ku më i përfoluri është Antoine Griezmann, për të cilin kanë shfaqur interes disa klube me peshë, skaudra pritet të përforcohet me disa elementë cilësorë.
Numri një i stolit të Atelticos, Diego Simeone, krahas emrit të Di Marias, po kërkon rikthimin e Agueros. Sulmuesi argjentinas braktisi ekipin në 2011-wn për shumën e 45 milionë eurove, për t’u transferuar te Manchester City.
Në 7 vite te Citizens, Aguero ka arritur të fitojë 3 tituj kampion në Premier League dhe 3 kupa lige dhe një Community Shield.
Tekniku i Atelticos, Simeone, kërkon ta transferojë argjentinasin si zëvendësues të Kevin Gameiro, me këtë të fundit që duket se dëshiron të largohet, edhe pse drejtuesit e klubit janë të gatshëm të ulen për të biseduar me të për ta zgjatur më tej bashkëpunimin, transmeton “SS”.
Sulmuesi i City-t e ka deklaruar shpesh që kërkon të mbyllë karrierën aty ku e nisi, te skuadra e Independientes në Argjentinë, por në moshën 29-vjeçare dëshiron që përpara se të varë këpucët në gozhdë të përjetojë edhe një here emocionet me fanellën e Atleticos.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...