Arsenal janë duke monitoruar situatën e anëtarit të Monacos, Keita Balde, të cilin duan ta transferojnë në ‘Emirates Stadium’.
Ylli i Senegalit, sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Inter nga skuadra e Monacos, ku ndihmoi ‘Zikaltërit’ në arritjen e objektivave të tyre, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
‘Sky Sports’ raporton se 24 vjeçari, tani është dëshirë e Arsenalit, përcjell lajmi.net.
Tutje thuhet se Arsenal kanë dërguar skaut në Kupën e Kombeve të Afrikës, për të parë nga afër Balden, i cili shënoi në fitoren 2:0 të Senegalit ndaj Tanzanisë.
Balde gjatë karrierës së tij, ka veshur edhe fanellën e Lazios në Serie A.
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta