Befasi në Mitrovicë, Trepça 89′ eliminon Llapin nga Kupa e Kosovës

16:09 | 4 Shkurt 2024
D.H

Trepça 89′ ka qenë befasia e këtij raundi në Kupën e Kosovës.

Mitrovicasit kanë arritur të fitojnë me përmmbysje ndaj Llapit me rezultat 4-3, për të u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Llapjanët e nisën lojë më mirë, ku vetëm pas shtatë minutave lojë Llapi kaloi në epërsi me golin e Ahmed Januzit për 0-1.

Ishte minuta e 57-të e ndeshjes, kur mysafirët realizuan sërish me autor të njëjtë Ahmed Januzin për ta dyfishuar epërsinë.

Por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejtë, ku realizuan dy gola brenda 15 minutave në të 63 e 78 për të barazuar shifrat në 2-2.

Në kohën shtesë u shënuan edhe tre gola, dy për mitrovicasit dhe një për Llapin që e realizoi Muhamet Hyseni, për rezultatin përfundimtar 4-3.

Me këtë fitore, Trepça 89′ kompletoi tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme