Google ADS

Befasi në kampin e Real Madridit

11:40 | 2 Prill 2021
V. S.

Skuadra e Real Madrid është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme, ku edhe është parë sulmuesi Eden Hazard.

Zinedine Zidane po udhëheq skuadrën në seancën stërvitore përpara ndeshjeve të ardhshme ndaj Eibarit.

Edhe pse raportohej se Toni Kroos dhe Hazard mund të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, një gjë e tillë nuk duket të ndodhë.

Real Madrid do të luajë nesër (e shtunë) ndaj Eibarit, për të mirëpritur Liverpoolin më 6 prill./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme