Befasi në Camp Nou, Real Madridi në epërsi

21:12 | 6 Shkurt 2019
Arbresh Info

Ndeshja mes rivalëve të El Clasicos, Barcelonës dhe Real Madridit është zhbllokuar qysh në minutën e 6′.

Real Madridi ka ndëshkuar skuadrën nikoqire të këtij takimi duke kaluar në epërsi në minutat e parë të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ shënuan në Camp Nou kundër Barcelonës me anë të anësorit Lucas Vazquez.

Vazquez gjeti portën pas një asistimi të bukur nga sulmuesi Karim Benzema.

Ndeshja ndërmjet dy gjigantëve spanjoll është duke u zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit./arbresh.info/

(Shikoni golin duke klikuar këtu)

Të ngjashme