Një titull në La Liga dhe dy Liga të Kampionëve duket se nuk mjaftojnë që Zinedine Zidane të qëndrojë në krye të Realit të Madridit.
Los Blancos, aktualisht 10 pikë larg Barcelonës në Primera Division pas 12 javëve të para të kampionatit, po kalojnë një situatë të vështirë, me presidentin Florentino Perez që po studion kandidatët e mundshëm për periudhën post-Zidane.
Emri i parë në listën e presidencës madrilène, sipas mediave spanjolle, është Joachim Low, trajneri aktual i Kombëtares së Gjermanisë.
Nëse Reali do ta mbyllë sezonin pas një trofe të rëndësishëm, i përzgjedhuri për të zëvendësuar francezin është Low, shkruan Super Sport.
Perez thuhet se ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e gjermanit, që nga ana e tij e sheh me entuziazëm mundësinë e uljes në një stol të rëndësishëm, sic është ai i Realit të Madridit.
57-vjeçari është prej thuajse 12 vjetësh në krye të “Pancerave” dhe me shumë mundësi do t’i japë fund me kombëtaren pas “Rusi 2018”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...