David Beckham, aksionari i Inter Miami, ka folur për transferimin e Lionel Messit.
“Disa javë më parë u zgjova me rreth një milion mesazhe në celularin tim. Mendova: ‘çfarë ndodhi?’. Zakonisht nuk marr kaq shumë mesazhe. Papritur dëgjova se Leo kishte njoftuar se do të vinte në Miami. Nuk ishte befasi për mua, padyshim”, tha ai në ‘Lessons in Leadership’.
“Gjithmonë kam thënë që në fillim se, nëse do të kisha mundësi, do të sillja lojtarët më të mirë në Miami, pavarësisht fazës në të cilën ndodhen në karrierën e tyre. Këtë angazhim e kam marrë gjithmonë me mbështetësit tanë. Kështu që kur dëgjova se një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, nëse jo më i miri, që fitoi gjithçka, që është ende një lojtar i madh, i ri dhe që bën atë që bën, dëshiron të luajë në ekipin tim, ishte një moment i mrekullueshëm për ne”, përfundoi ai.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës