Ish-lojtari i Manchester United, Mikael Silvestre beson se presidenti i Inter Miamit, David Beckham do transferojë disa yje dhe në listë ndodhet edhe Cristiano Ronaldo.
Portugezit i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Zonjën e Vjetër” ndërsa këtë sezon është në formë të shkëlqyer, transmeton portali arbresh.info.
Silvestre beson se Beckham ka fuqinë për të sjellë disa yje dhe Ronaldo mund të transferohet në të ardhmen e afërt.
“Beck do të sjellë lojtarë të mëdhenj për shkak se kush është dhe çfarë mund të bëj”.
“Do të shohim emra të mëdhenj në Inter Miami në të ardhmen e afërt. Ndoshta Cristiano Ronaldo mund të vijë”, theksoi ai.
Pritet të shihet nëse do ndodh ky transferim, por ka raportime se “Bianconerët” kanë përgatitur kontratë dyvjeçare për ta vazhduar me pesë herë fituesin e Topit të Artë./arbresh.info.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin