Fatos Beçiraj ka folur për ndeshjen ndaj Kosovës, të cilën e konsideron speciale për të.
Sidoqoftë, futbollisti kosovar thotë se do ta japë më të mirën nga vetja për t’i mposhtur “Dardanët” me Malin e Zi
Përballja me Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë më e veçanta në karrierën e Fatos Beçirajt.
Futbollisti kosovar do të luajë kundër vendit ku u lind dhe rrit, pasi siç dihet qe një kohë të gjatë ai e përfaqëson Malin e Zi.
Në një intervistë për mediumin malazez “CDM”, sulmuesi pejan ka folur ndër të tjera edhe për duelin me Verdhekaltrit, i cili do të zhvillohet muajin e ardhshëm, r më 7 qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
“Ndaj Kosovës nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme për mua, sepse luaj kundër vendit në të cilin jam lindur, familja ime jeton atje. Por, unë e shikoj ndeshjen në aspektin sportiv, do ta bëj më të mirën për të fituar”, ka thënë fillimisht Beçiraj.
“Ne duhet ta marrim seriozisht Kosovën, sepse është organizuar në nivele të larta. Natyrisht, ne mund të fitojmë. Gjithashtu, do të jetë e bukur të udhëtojmë në Republikën Çeke pas fitores ndaj Kosovës”, ka vazhduar ai.
Ndërkohë, sulmuesi i rrezikshëm ka folur edhe në përgjithësi për grupin në të cilin gjendet Mali i Zi. Ai nuk mendon se gjithçka do të marrë fund me ndeshjet e qershorit.
“Anglia është favorite absolute në grupin tonë dhe e kemi arritur një rezultat të mirë kundër Bullgarisë, përkundër faktit se nuk kemi luajtur mirë. Çka do që ndodh në muajin qershor nuk do të marrë fund asgjë. Sidoqoftë, rezultatet pozitive muajin e ardhshëm mund të na japin krahë”, u shpreh në fund Beçiraj./Insporti
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...