Kanë përfunduar punimet e shtëpisë pas tërmetit në Shqipëri që Bebe Rexha kishte marrë përsipër. Këtë e bëri të ditur për publikun vetë ajo me një postim në Instagram e cila tha se është shumë e gëzuar.
“Shtëpia e parë është ndërtuar! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkruar Bebe.
Ndryshe, menjëherë pas ngjarjes së tërmetit në Shqipëri muajin nëntor të vitit të kaluar këngëtarja e njohur me famë botërore kishte marrë iniciativën me anë të një fondi humanitar për ndërtimin e disa shtëpive. E para është realizuar në fshatin Bubq të Shqipërisë.
Në videon që Bebe ka publikuar shihet shtëpia para tërmetit dhe pas. Familjarët e kanë falënderuar këngëtaren pa masë, madje në video shihet se kanë vendosur edhe fotografi të këngëtares brenda në shtëpi në shenjë falënderimi./Arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...