Nënkryetari i Komisionit Evropian, i cili merret me promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, i kritkoi planet e 12 klubeve më të fuqishme të futbollit në Evropë, për të formuar një superligë të re.
“Ne duhet ta mbrojmë një model evropian të sportit, të bazuar në diversitet dhe përfshirje”.
“Nuk ka hapësirë që ai të rezervohet për disa klube të pasura dhe të fuqishme, që duan t’i ndërpresin lidhjet me gjithçka që shoqatat përfaqësojnë”, tha komisonari i BE-së, Margaritis Schinas, në një postim në Twitter.
“Universaliteti, përfshirja dhe diversiteti janë elementet kryesore të sportit evropian dhe të mënyrës sonë evropiane të jetesës”, tha ai.
Schinas, megjithatë, nuk paralajmëroi ndonjë veprim për të parandaluar shkëputjen dhe nuk tha nëse ajo do të përbënte shkelje të ndonjë ligji të BE-së.
Gjatë natës, 12 nga klubet më të fuqishme të Evropës njoftuan për nisjen e një të ashtuquajture Super Lige Evropiane.
Gjashtë nga klubet e shkëputura janë nga liga angleze në Mbretërinë e Bashkuar – vendin që ka dalë nga BE-ja. Tri klube janë spanjolle dhe tri italiane.
Super Liga Evropiane tha se klubet e saj kanë rënë dakord që të krijojnë një “garë të re në mes të javës”, ndërsa ekipet “do të vazhdojnë të garojnë në ligat përkatëse kombëtare”.
Federata Evropiane e Futbollit dhe Premier Liga e dënuan këtë veprim.
Sipas kritikëve, ai është bërë për para, do t’i shkatërrojë ligat vendase dhe është kundër integritetit të sportit./EO/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...