Kevin De Bruyne nuk duket i ngazëllyer me thashethemet se Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar atij në Manchester City verën e ardhshme.
Për Cityn është përfolur bujshëm se po bën përpjekje për ta afruar Messin dhe njëri prej zyrtarëve të klubit, Omar Berrada, ka thënë se nëse sulmuesi argjentinas vendos të largohet nga Barça në verë, atëherë gjiganti i Premierligës do të jetë i gatshëm ta marrë, transmeton Gazeta Express.
City duket qartë të jetë zgjedhja e Messit, duke marrë parasysh se ish-trajneri i Barçës, Pep Guardiola, është trajneri i aktual i klubit anglez.
Por mesfushori belg De Bruyne i ka hedhur poshtë thashethemet për kalimin e mundshëm të Messit në City.
I pyetur për Messin para ndeshjes së Belgjikës kundër Anglisë të dielën, De Bruyne tha: “Nuk më bën fare, të jem i sinqertë”.
“Është gjë e mirë nëse ai vjen, por edhe nëse nuk vjen ne kemi mjaftueshëm lojtarë të mirë në klub me të cilën kënaqem duke luajtur”, shtoi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...