Google ADS

“BBC Sport” zbulon emrin e top ekipit që mund të luajë miqësore me Kosovën

14:00 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Uellsi do të duhet të luajë një ndeshje miqësore para nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2020, me Kosovën kandidat potencial për t’u përballur.

Kombëtarja e Uellsit është pjesë e grupit E së bashku me Kroacinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Azerbajxhanin.

Skuadra e drejtuar nga Ryan Giggs është pjesë e një grupi me pesë skuadra, dhe duhet të zhvillojë ndeshje miqësore në datat e lira.

Në një grup me pesë skuadra është edhe Kosova, dhe mund të përballet me Uellsin në një ndeshje miqësore.

BBC Sport shkruan se Federata e Futbollit të Uellsit dhe trajneri Ryan Giggs janë duke diskutuar për kandidatët potencial për ndeshje miqësore në muajin mars, me Gjermaninë, Danimarkën, Kosovën dhe Serbinë që gjenden në listën e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme