Valon Berisha ishte lojtari i ndeshjes, në duelin ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Futbollisti kosovar bëri paraqitje fantastike, ndërsa shënoi edhe dy gola ndaj “Tre Luanëve”
Valon Berisha është rikthyer furishëm tek Përfaqësuesja e Kosovës.
Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë ndaj Republikës Çeke fundjavën që shkoi, duke asistuar nga korneri për golin e fitores të shënuar nga Mërgim Vojvoda.
Futbollisti i Lazios e shfaqi klasin e tij edhe në ndeshjen e sontme ndaj Anglisë, ku shënoi dy gola dhe bëri lojë të shkëlqyeshme gjatë tërë ndeshjes.
Me këtë rast, gjiganti mediatik britanik BBC e ka zgjedhur futbollistin e lindur dhe rritur në Norvegji si futbollistin më të mirë të ndeshjes, duke e vlerësuar atë me notën 7.54.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...