Google ADS

Bayern Munchen shënon për të thyer një tjetër rekord në Bundesligë

16:10 | 15 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Bayern Munchen iu deshën vetëm nëntë minuta për të sulmuar përpara Kolnit në ndeshjen e tyre në Bundesligë sot.

Në rrethana të pashmangshme dhe tërësisht të parashikueshme, Robert Lewandowski shënoi për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, ndërsa ata kërkojnë të rrisin diferencën në krye të tabelës në gjashtë pikë.

Goditja e polakut do të thotës se skuadra e Julian Nagelsmann ka bërë histori në kompeticion pasi është bërë skuadra e parë që shënon në 66 ndeshje radhazi.

Ky gol thyen rekordin e tyre prej 65 ndeshjesh që ata vendosën midis prillit 2012 dhe prillit 2014./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme