Drejtori sportiv i Bayern Munich, Salihamidzic ka pasur kritika për presidentin e Barcelonës, Joan Laporta
Grindjet mes Barcelonës dhe Bayern Munich janë duke vazhduar dhe për momentin nuk duket se do të qetësohen, pas kalimit të Robert Lewandowskit nga Bavaria në Kataloni.
Këtë herë ka folur Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv në klubin nga Munichu, i cili ka disa fjalë për Joan Laportan dhe Lewandowskin pasi që polaku ka kritikuar Bayernin që ka ndaluar largimin e tij.
“Klubi është përpjekur për të gjetur argumente që të me shiste mua në një klub tjetër”, ka thënë Lewandowski për ESPN në fillim të kësaj jave.
“Ndoshta tifozët dhe unë është dashur ta pranonim këtë, edhe pse u thanë shumë gjëra të rreme për mua”.
Nga skuadra gjermane, Salihamidzic i është përgjigjur atij duke ja bërë të qartë që marrëdhëniet në mes të klubit dhe ish sulmuesit të tyre nuk janë të mirë.
“Nuk e kuptoj fare këtë gjë”, tha Salihamidzic për Bild TV.
“Babai i imë me ka mësuar se kur largohesh nga diku, kurrë mos e mbyll derën prapa shpine. Robert është rrugës për ta arritur këtë”.
Në Allianz Arena janë të inatosur nga sjellja dhe mënyra së si lojtari është larguar.
“Është një gjë që Bayerni nuk e pranon. Do të flas me Laportan kur do të takohemi herën tjetër”, tha Salihamidzic.
Duket se Salihamidzic kështu e akuzon Laportan për mënyrën së si Lewandowski e imponoi largimin e tij./GE
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League