Google ADS

Bayerni transferon Omar Richardsin

10:27 | 27 Maj 2021
A. B.

Omar Richards është zyrtarisht futbollist i Bayernit.

Bayern Munich ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Omar Richard.

23-vjeçari i është bashkuar kampionëve të Bundesligës si lojtar i lirë.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2025.

Richards, i cili ka bërë 38 paraqitje për Reading gjatë sezonit 2020/21, do të veshë fanellën me numrin 3.

Te Bayerni, ai do të luftojë me Alphonso Davies për një vend në formacion në krahun e majtë të mbrojtjes. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme