Klubi i Carlo Ancelottit, që regjistroi sot (e shtunë) paraqitjen e 1000-të si trajner, ka shkatërruar skuadrën e re të Mërgim Mavrajt me një epërsi të thellë golash në takimin e xhiros së 22 në Bundesliga.
Bayern Munichu ka fituar me rezultat 8 me 0 ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena” kundër Hamburger SV, shkruan portali arbresh.info.
Lideri në Bundesliga mposhti me rezultat të thellë skuadrën e Markus Gisdolit, e cila shpresonte të vazhdoj formën e tyre pozitive në ligë pas katër ndeshjeve radhazi pa humbje.
Arturo Vidal (17′), David Alaba (56′), Kingsley Coman (65′)(69′), Arjen Robben (87′) dhe Robert Lewandowski, i cili shënoi hat-trick (24′)(42′)(54′), ishin autorët e tetë golave të shënuar nga “Bavarezët”.
Bayern Munichu qëndron në krye me 53 pikë, pesë më shumë se RB Leipzig që e ndjek pas. Ndërsa Hamburger SV qëndron në pozitën e 16 me vetëm 20 pikë./arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...