Bayerni shënon dy gola për tre minuta (VIDEO)

16:14 | 11 Mars 2017
Arbresh Info

Bayern Munich ka kaluar në epërsi në takimin e xhiros së 24 në Bundesliga kundër Frankfurtit.

“Bavarezët” siguruan epërsinë pas 38′ minuta lojë në ‘Allianz Arena’ përmes sulmuesi Robert Lewandowski, shkruan portali arbresh.info. Reprezentuesi polak shënoi për 1 me 0 pas asistimit nga Thomas Muller.

Megjithatë, skuadra  e Carlo Ancelottit dyfishoi epërsinë vetëm tre minuta pas golit të epërsisë. Këtë herë shënoi Douglas Costa./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme