Koronavirusi shkakton telashe te Bayern Munchen. Sipas “Sportschau”, pas infektimit me COVID-19 të Benjamin Pavard, e gjithë skuadra e Bayernit mund të futet në karantinë.
Departamenti shëndetësor në Bavari, po studion mundësinë e marrjes së masave për izolimin e të gjithë futbollistëve që drejtohen nga Hansi Flick.
Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë të drejtë të vendosin në karantinë një ndërmarrje apo shoqëri, në varësi të respektimit të rregullave të parashikuara në protokoll. Masat e nevojshme merren në bazë të rezultateve të hetimeve. Për rastin në fjalë, pra të Bayernit, hetimet vijojnë.
Bavarezët luajnë këtë të shtunë kundër Eintrachtit të Frnakfurtit, më pas i pret transferta me Lazion në Champions League. Hetimet do të zbulojnë nëse lojtari i infektuar, në këtë rast Pavard, ka patur kontakte me futbollistët e tjerë të Bayernit. Para francezit rezultoi pozitiv Thomas Muller, ndërsa më herët Goretzka dhe Javi Martinez, tashmë të shëruar.
Imazhet e festës së Botërorit të Klubeve, në të cilën Muller nuk ishte i pranishëm, tregojnë Pavardin duke puthur kupën dhe në kontakt të ngushtë me pjesën tjetër të ekipit. Vijimi i festës në dhomat e zhveshjes tregon që janë anashkaluar të gjitha masat parandaluese. Në orët në vazhdim, autoritetet shëndetësore do të vendosin nëse është rasti për të karantinuar të gjithë ekipin bavarez.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...