Fabian Ruiz vazhdon të mbetet njëri nga mesfushorët më të pëlqyer nga skuadrat e mëdha.
Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer në Serie A me fanellën e Napolit dhe në fund të këtij edicioni mund të largohet nga kjo skuadër.
24-vjeçari po kërkohet me ngulm nga dy gjigantët spanjollë Real Madrid e Barcelona, por edhe nga Manchester City në Ligën Premier.
Së fundmi në garë për reprezentuesin spanjoll është futur edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.
Lideri aktual i Bundesligës, do ta largojë dyshen e mesfushës Javi Martinez e Correntin Tolisso, ndërsa e shohin Ruizin si partnerin ideal në repartin e mesfushës me Thiago Alcantaran.
Reprezentuesi spanjoll këtë edicion me Napolin ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime, por ka bërë punë shumë të madhe në lojën defensive duke qenë njëri nga ndërprerësit e aksioneve kundërshtare më të mirë në Serie A.
Gjithsesi Bayerni nuk do ta ketë lehtë transferimin e tij, pasi Napoli kërkon rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë.
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...