Sadio Mane mund të bëhet transferimi më i madh në afatin kalimtar veror.
Sulmuesi senegalez ka gjasa të mëdha të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror dhe Bayern Munich mbetet favorit për të nënshkruar me të.
Bavarezët pritet të mbesin pa SergeGnabryn i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe do të shitet në verë.
E njëjta gjë po ndodh edhe me Manen te Liverpooli me senegalezin që ka edhe një vit kontrata dhe ende nuk ka vendosur për rinovimin.
Bild ka raportuar se ëndrra e Bayernit është të nënshkruajë me sulmuesin senegalez i cili pëlqehet shumë nga trajneri Julian Nagelsmann.
Vet Mane deklaroi ditë më parë se do të zbuloj gjithçka rreth të ardhmes së tij vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve ku me Liverpoolin do të përballet me Real Madridin.
Liverpool shpreson që Mane të vazhdoj kontratën, por nëse kjo nuk ndodh atëherë synon të fitojë 80 milionë euro nga shitja e tij.
Barcelona, Paris Saint Germain e Real Madrid gjithashtu janë të interesuara për sulmuesin afrikan. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...