Interesimi i Bayern Munichut për Leroy Sanen, lojtarin e Manchester Cityt, ka tensionuar marrëdhëniet midis kampionit gjerman dhe anglez deri në atë masë sa që bavarezët u detyruan publikisht të kërkojnë falje.
Zyrtarët e Citizens ishin të zemëruar me komentet e trajnerit Niko Kovac, presidentit Uli Hoeness si dhe drejtorit, Karl-Heinz Rummenigge, të cilët flisnin vazhdimisht rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit.
“Ne duhet t’i respektojmë lojtarët që kanë kontrata me klubet e tjera”, ishin fjalët e Rummenigges duke iu referuar rregullores së FIFA-s.
Vetë strategu kroat, i cili të hënën e kaluar kishte qenë “optimist” rreth blerjes së gjermanit, gjithashtu u paraqit para mediave për të kërkuar falje.
“Unë kam folur me Pep (Guardiola, trajneri i Manchester Cityt) dhe i kam kërkuar falje. Jam i vetëdijshëm që Sané ka një kontratë me Manchester Cityn. Gjithashtu dua t’i kërkoj falje edhe në emër të klubit. Herën tjetër do të ndërhyj me kohë”, tha ai.
Ndryshe, Bayerni gjatë ditës së sotme do të luajë në finalen e Audi Cup me Tottenham Hotspur, ku kjo e fundit e eliminuar Real Madridin. /Telegrafi/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...