Bayern Munichu është i gatshëm për të ofruar 100 milionë euro për talentin e Juventusit, Paulo Dybalan.
‘La Joya’ është lënë shpesh në bankinë te klubi në Torino dhe madje ishte lënë në bankinë edhe në takimin mjaftë të rëndësishëm për titull në Serie A kundër Napolit, transmeton portali arbresh.info.
Ai nuk ka arritur të përshtatet në formacionin 4-3-3 që është shfrytëzuar nga trajneri Max Allegri dhe këtu janë shtruar pyetje rreth fuqisë së tij mendore në nivel të lartë.
Gazeta gjermane ‘Bild’ pretendon që Bayern Munichu do të ofroj deri në 100 milionë euro në përpjekje për të joshuar 24-vjeçarin argjentinas në Bundesliga.
Deri tani, Dybala është përfolur për transferim gjithashtu te ReaL Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi./arbresh.info/
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...