James Rodriguez është lënduar ditë më parë dhe kjo do të ketë ndikim për karrierën e tij.
Kjo pasi që koha kur ka ardhur ky lëndim ishte momenti më i papërshtatshëm për lojtarin, i cili ka vuajtur për minuta këtë sezon.
Bayerni nuk pritet që të shfrytëzojë opsionin për blerje permanente të tij.
Kicker shkruan se gjigantët gjermanë po kërkojnë që të përfundojnë marrëveshjen për huazimin e tij, e të mos blihet lojtari, i cili do të kushtonte 42 milionë euro.
Lojtari kolumbian pritet të kthehet në kryeqytetin spanjoll në fund të këtij sezoni.
Bayerni po kërkon që të ringjallë skuadrën me moshë të konsiderueshme mesatare dhe Kicker shkruan se bordi i klubit është gati të investojë 200 milionë euro.
Bayerni me paratë që do t’i shpenzonte për Jamesin ka në plan të blejë ose Pavardin ose Luka Jovicin.
Është një goditje e madhe kjo për Jamesin i cili pësoi lëndim në stërvitje të martën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?