Te Bayern Munich janë duke pritur një ofertë për Thiago Alcantara, në ditët e ardhshme.
Këtë e ka konfirmuar Karl-Heinz Rummenigge, drejtori i klubit bavarez.
Thiago ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Liverpool, dhe Rummenigge ka pranuar se 29 vjeçari është duke shikuar për një sfidë të re kur po hyn në fazën e fundit të karrierës.
“Ne jemi duke pritur një ofertë nga një tjetër klub në ditët e ardhshme”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell lajmi.net.
“Ai na tha neve se në fund të karrierës së tij, do t’i pëlqente të provonte diçka të re”.
Thiago është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2013, dhe ka gëzuar sukses të madh te gjermanët, duke fituar shtatë herë Bundesligën, dhe së fundi ka fituar Ligën e Kampionëve.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...