Google ADS

Bayerni në epërsi, shënon James Rodriguez

18:57 | 28 Tetor 2017
Arbresh Info

Bayern Munichu ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir ndaj RB Leipzigut.

Gjiganti gjerman zhbllokoi rezultatin pas vetëm 19 minutave lojë në derbin në Bundesliga që është duke i zhvilluar në kuadër të xhiros së dhjetë, shkruan portali arbresh.info.

I huazuari nga Real Madridi, James Rodriguez shënoi për 1 me 0 pas asistimit nga Arjen Robben.

Mesfushori kolumbian ka bërë katër paraqitje për “Bavarezët” këtë edicion./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme