Pas triumfit në Bundesligë, Bayern Munich ka arritur ta fitojë edhe DFB Pokalin, pasi në finale ka mposhtur RasenBallsport Leipzig (0-3).
Robert Lewandowski e hapi llogarinë e golave për bavarezët, duke shënuar gol në minutën e 29-të, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë në epërsi.
Pjesa e dytë sërish filloi në të mirë të Bayern Munichut, që arritën të dominonin si nga posedimi i topit, ashtu edhe nga shanset e krijuara për lojë.
Bavarezët arritën ta dyfishonin epërsinë në minutën e 78-të, pasi Kingsley Coman shënoi një gol të bukur gjatë një aksioni të krijuar vetë.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 0-2, Robert Lewandowski (85’) u shfaq edhe një herë, për ta shënuar golin e tij të dytë në ndeshje dhe të tretin për Bayernin.
Bavarezët arritën të fitonin dy trofe në këtë sezon, mirëpo nuk arritën të tregonin shumë në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminuan nga Liverpooli. /Telegrafi/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...