Bayerni merr pikët e plota në Greqi, mposht AEK-un

20:57 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve, duke e mundur në udhëtim AEK-un e Athinës me rezultat 0-2.

‘Bavarezët’ pas atij barazimi befasues kundër Ajax, kanë rigjetur fitoren duke e mundur AEK-un në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për grupin E në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë kaloi nën kontrollin e Bayernit, por që nuk arriti të gjente golin.

Në pjesën e dytë, skuadra e Niko Kovaç realizoi dy herë, për fitoren e dytë në garën elitare të Evropës për klube.

Ishte Javi Martinez që shënoi në minutën e 61’ për 0-1.

Në minutën e 63’, Bayerni dyfishoi epërsinë përmes sulmuesit Robert Lewandowski.

Me këtë fitore Bayerni renditet në vendin e parë në grupin E, me shtatë pikë të grumbulluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme