Bayerni me fitore të thellë si nikoqir ndaj Mainz

17:21 | 31 Gusht 2019
Arbresh Info

Kampioni i Bundesligas ka regjistruar një fitore të thellë pasditen e sotme (e shtunë) në Allianz Arena.

Bayern Munichu ka mposhtur me rezultat tronditës 6 me 1 skuadrën e Mainz në takimin e zhvilluar në shtëpi në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Pavard, Alaba, Perisic, Coman, Lewandowski dhe Alphone Davies shënuan golat për “Bavarezët”, ndërsa goli i vetëm për skuadrën mysafire u realizua nga Boetius J-P.

Anësori Ivan Persic realizoi golin e parë dhe krijoi madje një asistim te skuadra gjermane pas transferimit nga Interi në këtë afat kalimtar duke regjistruar kështu një debutim të shkëlqyer.

Bayern Munichu  tani qëndron në pozitën e tretë me shtatë pikë, dy më pak se RB Leipzig me tri fitore radhazi, ndërsa FSVB Mainz 05 vazhdon qëndrimin në fund të tabelës me asnjë pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme