Kampioni i Bundesligas ka regjistruar një fitore të thellë pasditen e sotme (e shtunë) në Allianz Arena.
Bayern Munichu ka mposhtur me rezultat tronditës 6 me 1 skuadrën e Mainz në takimin e zhvilluar në shtëpi në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Pavard, Alaba, Perisic, Coman, Lewandowski dhe Alphone Davies shënuan golat për “Bavarezët”, ndërsa goli i vetëm për skuadrën mysafire u realizua nga Boetius J-P.
Anësori Ivan Persic realizoi golin e parë dhe krijoi madje një asistim te skuadra gjermane pas transferimit nga Interi në këtë afat kalimtar duke regjistruar kështu një debutim të shkëlqyer.
Bayern Munichu tani qëndron në pozitën e tretë me shtatë pikë, dy më pak se RB Leipzig me tri fitore radhazi, ndërsa FSVB Mainz 05 vazhdon qëndrimin në fund të tabelës me asnjë pikë./arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të