Bayern Munichu ka marrë tri pikë të plota në takimin si nikoqir kundër Werder Bremenit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka siguruar tri pikë të plota nga takimi në shtëpi kundër Werderit të Milot Rashisë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të, shkruan portali arbresh.info.
Niklas Sule realizoi golin e epërsisë dhe vendimtar për “Bavarezët” derisa po zhvillohej minuta e 75′.
Rashica ishte në fushë deri në minutën e 73′ dhe pas dy minutave u shënua edhe goli i Sules.
Bayerni tani ka 70 pikë si lider i tabelës, katër më shumë se Borussia Dormtundi në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Werder Bremeni qëndron në pozitën e tetë me 46 pikë./arbresh.info/
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë