Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka konfirmuar se kampioni në Bundesliga është në kontakt me Manchester Cityn rreth nënshkrimit me Leroy Sane.
Bayerni është shfaqur si favorit për të nënshkruar me Sanen këtë verë pasi Arjen Robben dhe Franck Ribery u larguan nga Allianz Arena me përfundimin e sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Sane ka pasur probleme për të qenë i rregullt në formacion nën udhëheqjen e trajnerit Pepe Guardiola dhe Bayern Munichu ka konfirmuar se ata janë të përgatitur për t’i ofruar atij një rrugë drejt largimit nga Etihadi.
“Ne jemi duke bërë marrëveshje me këtë lojtar”, citohet të ketë thënë Hoennes për Sueddeutsche Zeitung.
Sane do të ishte një super përforcim për “Bavarezët” marrë parasysh kualitetin dhe cilësitë e tij./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin