Noussair Mazraoui pritet të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë maroken është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe ka pranuar se do të largohet si futbollist i lirë.
Mazraoui është objektivi kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes të dy gjigantëve evropianë Barcelona e Bayern Munich.
Por mediat gjermane së fundmi kanë raportuar se bavarezët kanë fituar garën me katalunasit për transferimin e marokenit.
24-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për të nënshkruar kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitojë katër milionë euro neto në sezon.
Përveç marrëveshjes e cila skadon në vitin 2026 në kontratë është mundësia e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Gjithsesi zyrtarizimi ende mungon, por besohet se Mazraoui do të transferohet në Allianz Arena si transferim i lirë në fund të sezonit. /Telegrafi/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...