Bayern Munich duke se është larguar nga gara për Leroy Sanen, pasi Manchester City u kërkoi 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Bavarezët tentuar ta transferonin anësorin e talentuar, mirëpo vlera e lartë që kërkonin Citizens, bëri që ata të largohen nga gara.
Por, skuadra gjermane nuk po ndalet me kaq, pasi sipas Bild ata po tentojnë ta transferojnë Ousmane Dembele nga Barcelona.
Kampionët e Bundesligës e kanë kthyer tani shikimin te 22-vjeçari francez, që mund t’u ndihmonte katalunasëve në krijimin e fondeve për rikthimin e Neymarit.
Ylli i kombëtares së Francës tashmë ka një eksperiencë të madhe në Gjermani, pasi në të kaluarën kishte luajtur te Borussia Dortmundi.
Dembele u largua dy vite më parë nga ‘Milionerët’ për të kaluar në Camp Nou me një shumë rreth 150 milionë euro, por që nuk ka arritur ta gjejë vetën. /Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet