Marcel Sabitzer u transferua me shumë bujë te Bayern Munichu në verën e vitit të kaluar nga RB Leipzig.
Por aventura e mesfushorit austriak nuk ka qenë aq e mirë sa pritej, pasi ka dështuar të bëhet pjesë e formacionit bazë.
28-vjeçari ka luajtur në vetëm 1018 minuta në 29 ndeshje, ku shumica nga to kanë qenë si i inkuadruar nga banka rezervë.
Largimi i tij nga bavarezët në verë është i pashmangshëm, derisa Bayerni tanimë i ka caktuar edhe çmimin.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë është gati ta lejoj largimin e austriakut për 15 milionë euro, aq sa shpenzoi një vit më parë.
Sipas mediave në Gjermani, Arsenali dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që duan transferimin e mesfushorit gjatë verës, por garës mund t’i bashkohet edhe Roma që më herët kishte shfaqur interesim për të.
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...