Bayerni i vendos çmim Renato Sanchesit

16:43 | 19 Korrik 2017
Arbresh Info

Bayern Munichu ka deklaruar se ata do të pranojnë 48 milionë për Renato Sanchesin, por vë në dyshim Milanin duke thënë se nuk është në gjendje t’i përballojë kërkesat e tyre.

Sanches është shfaqur si një shënjestër e mundshëm e Milanit, por Karl Heinz Rummeingge ka bërë të qartë që ylli portugez nuk do të jetë i rregullt në fushë te Bayerni dhe se klubi i tij do të shes atë vetëm nëse plotësohet kërkesat e tyre, transmeton portali arbresh.info.

“Ai nuk do të ketë minuta të mjaftueshëm në Bayern, prandaj ne dëshirojmë të bisedojmë rreth ndonjë marrëveshje për huazim apo ndoshta edhe përtej saj”, ka thënë drejtori ekzekutiv i klubit gjerman.

“Nuk jam trajner, por mendoj që Renato ka nevojë për futboll të rregullt. Mund të konfirmojë interesimin nga Milani, por nuk ka pasur progres në bisedime javën e kaluar”

“Nëse një klub është i interesuar në një lojtar të Bayernit, ata duhet gjithsesi të përballen me shifra të larta ekonomike dhe nuk mendoj që Milani është i gatshëm të përballet me kërkesat tona”

“Ne do të themi që nuk do të ishte keq nëse një ofertë prej 48 milionë euro shtrohet për të”, përfundoi Rummenigge./arbresh.info

Të ngjashme