Google ADS

Bayerni i pandalshëm, tri pikë edhe ndaj Schalkes

20:26 | 10 Shkurt 2018
Arbresh Info

Forma e pandalshme e skuadrës së Jupp Heynckes ka vazhduar edhe pasditen e sotme (e shtunë) ndaj Schalkes

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2 me 1 ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Allianz Arena në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga kundër Schalkes, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në 1 me 1 pas golit të epërsisë të shënuar nga Robert Lewandowski (6′) duke realizuar përmes Frabnco Di Santos (29′), bavarezët arritën të rikthejnë epërsinë duke shënuar sërish.

Thomas Muller riktheu në lojë kampionin gjerman pas vetëm shtatë minutave kur Santos barazoi shifrat. Mesfushori realizoi për 2 me 1 pas asistimit nga Arjen Robben.

Lideri i Bundesligas zhvilloi këtë ndeshje në mungesë të trajnerit Jupp Heynckes, i cili ishte shtrirë për shkak të një gripi.

Bayern Munichu tani ka 56 pikë në krye të tabelës, 18 më shumë se RB Leipzigu në pozitën e dytë, ndërsa Schalke ka 34 pikë dhe qëndron në pozitën e gjashtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme