Njëra nga ndeshjet më të mëdha të Bundesligas këtë edicion ka përfunduar në favor të skuadrës së Carlo Ancelottit.
Bayern Munichu vazhdon të mbetet i pamposhtur në ndeshjet në ‘Allianz Arena’ pas fitores 3 me 1 ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të xhiros së 28 në ligë, shkruan portali arbresh.info.
Franck Ribery (4′), Robert Lewandowski (10′)(68′) dhe Arjen Robben (49′) ishin autorët e golave nga “Bavarezët. Mesfushori Raphael Guerrerio ishte golashënuesi i vetëm për skuadrën e Thomas Tuchel.
Të dy skuadrat do të takohen sërish gjatë këtij muajit për të zhvilluar ndeshjen në gjysmëfinale për ‘DFB Pokal’.
Bayerni vazhdon qëndrimin në krye të Bundesligas me 68 pikë, ndërsa Borussia Dortmundi gjendet në vend të katërt me 50 pikë./arbresh.info
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...