Google ADS

Bayerni i fortë për Leipzigun, merr kreun

20:30 | 28 Tetor 2017
Arbresh Info

“Bavarezët” kanë treguar formën e tyre të mirë në Allianz Arena duke mposhtur gjigantin gjerman RB Leipzig.

Derbi i madh në Bundesliga ka përfunduar në javor të Bayern Munichut, i cili ka siguruar tri pikë të plota në takimin e së shtunës kundër RB Leipzigut, shkruan portali arbresh.info.

James Rodriguez kaloi kampionin gjerman në epërsi në minutën e 19′ të ndeshjes. I huazuari nga Real Madridi për dy vite shënoi gol të bukur pas asistimit nga Arjen Robben. Goli i dytë erdhi gjithashtu brenda pjesës së parë. Sulmuesi polak Robert Lewandowski shënoi për 2 me 0 pas asistimit nga Javi Martinez vetëm shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Bayerni tani qëndron krye të tabelës me 23 pikë, tri më shumë se Borussia Dortmundi në pozitën e dytë dhe katër më shumë se RB Leipzigu në pozitën e tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme