Arkadiusz Milik i ka ditët e numëruara si futbollist i Napolit, pasi është futur në gjashtë muajt e kontratës.
Sulmuesi polak nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe është i lirë të nënshkruajë qysh tani para kontratë me ndonjë klub tjetër, në mënyrë që t’i bashkohet si futbollist i lirë në qershor.
Nga ana tjetër Napoli po synon që të gjejë ndonjë blerës në janar, pasi dëshiron që të fitojë 15 milionë euro nga shitja e tij.
Së fundmi garës për transferimin e Milik i është futur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.
Kampioni në fuqi i Evropës megjithatë po tentojnë ta bindin polakun që t’iu bashkohet atyre në verë si transferim i lirë, por kjo gjë nuk po i pëlqen Milikut.
26-vjeçari nuk ka luajtur fare këtë edicion me Napolin dhe nëse nuk largohet në janar do të mbetet jashtë fushave deri në verë.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Olympique Marseille, Atletico Madrid e Fiorentina.
Vetëm klubi italian Fiorentina është gati ta përmbushë kërkesën e Napolit prej 15 milionë eurove, por Milik nuk preferon kalimin tek klubi vjollcë.
Nëse Napoli nuk ul pretendimet financiare, atëherë duket shumë e vështirë që Milik të largohet në janar dhe sulmuesi polak mund të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër që t’iu bashkohet në verë si i lirë, por edhe kjo gjë duket pak e besueshme pasi për të do të bëheshin një vit pa luajtur. /Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së