Veterani francez ishte larguar dy sezone më parë për t’iu bashkuar Fiorentinës në Itali. Tash, 38 vjeçari mund t’i bashkohet përsëri gjigantit bavarez.
Bayern Munich është duke e konsideruar mundësinë e rikthimit të Franck Ribery. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta Dello Sport”.
38 vjeçari është duke ushtruar me kampionët gjermanë që kur u largua nga Fiorentina në fund të sezonit 2020/2021. Gjiganti bavarez po shpreh interesim për veteranin francez, i cili kishte luajtur në këtë ekip nga viti 2007 deri më 2019.
Ish-futbollisti i Marseillet konsiderohet si një legjendë e vërtet në “Allianz Arena” dhe tifozët e Bayernit do ta mirëprisnin atë në Bavari. Ribery shihet si alternativë e mirë e sulmuesit të krahut, Kingsley Coman për sezonin e ri. /GE/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...