Prillin e kaluar, Bayern ka derdhur 21 milionë euro në arkat e Juventus për të blerë përfundimisht Coman. Një lëvizje kjo që nuk është pëlqyer nga të gjithë, të cilët kanë patur dyshime mbi cilësitë e lojtarit francez.
Në fakt, viti i kaluar ka qenë zhgënjyes për futbollistin, i cili ka koleksionuar vetëm 2 gola dhe një asist në 19 ndeshje të kampionatit.
Por, këtë vit, Coman duket se ka rilindur. Të shtunën ka udhëhequr bavarezët drejt fitores (ka shënuar golin e 2-1-it dhe ka fituar penalltinë për golin e tretë) dhe mund të jetë shkaku i daljes në pension të Franck Ribery.
Në Mynih janë të gjithë të bindur se Coman po përmirësohet ndjeshëm nën drejtimin e Heynckes. Kroset e tij, që ishin shpesh të pasaktë në të kaluarën, tani janë të përpiktë. Sekreti? Duket se Heynckes ka kaluar orë të tëra duke i thënë se duhet të gjejë kohën për të ngritur kokën para se të krosojë.
“Është në rritje prej disa kohësh, por me Heynckes e ka përshpejtuar këtë proces, sepse ai flet shumë me Coman”, ka shpjeguar Boateng, përcjell Telesport.
Edhe Muller e ka vënë re një gjë të tillë: “E dimë të gjithë që është një lojtar i fortë. Ka cilësi që nuk i gjen te të tjerët. Nëse arrin t’i shprehë të gjitha cilësitë e tij në fushë, është i pandalshëm”.
Pas vitesh, në të cilët Bayern ka kërkuar të gjejë më kot një zëvendësues të Rooben dhe Ribery (Shaqiri, Götze dhe Douglas Costa), duket se Coman është përgjigja e duhur.
“Robbery”, siç quhen dy sulmuesit e krahut, janë në vitin e fundit të kontratës me Bayern.
Nëse për Robben, me kërkesë të Heynckes, pritet të vijë zgjatja e kontratës për një vit tjetër, Ribery rrezikon të përfundojë në balotazh me Coman dhe që të mos konfirmohet për vitin e ardhshëm. Tashmë, Bayern e ka gjetur një zëvendësues për pozicionin e tij, megjithatë, më pak se një vit më parë kishte akoma nga ata që nuk kanë qenë dakord me blerjen e Coman… /Telesport/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...