Google ADS

Bayerni e fillon mbrojtjen e titullit me barazim, ndalet nga Hertha

23:00 | 16 Gusht 2019
Arbresh Info

Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në Bundesliga, pasi Hertha Berlin i mori një pikë në Allianz Arena.

Ishi bavarezët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, pas asistimit që pranoi nga Sergej Gnabry në minutën e 24-të.

Por, Hertha u tregua mjaftë e vëmendshme në minutat në vazhdim, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Vedad Ibsevic (36’) i barazoi shifrat në 1-1 nga asistimi që pranoi prej Lukebakio, ndërsa dy minuta më vonë Ibsevic asistoi në golin e dytë për ta përmbysur kështu rezultati.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1, derisa në të dytën, Lewandowski arriti që ta barazonet rezultatin në 2-2 nga pika e bardh gjatë minutës së 60-të.

Duket se bavarezët do të kenë një fushatë të vështirë për mbrojtjen e titullit, sidomos me Borussia Dortmundin që ka bërë disa transferime.

https://www.youtube.com/watch?v=eoDBUwsPVyk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme