Google ADS

Bayerni dyfishon epërsinë, shënon Robben (VIDEO)

21:22 | 22 Shtator 2017
Arbresh Info

Bayern Munichu është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 ndaj Wolfsburgut.

“Bavarezët” kanë dyfishuar epërsinë në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Bundesliga si nikoqir në Allianz Arena, transmeton portali arbresh.info.

Pas golit të sulmuesit polak Robert Lewandowski nga penaltia në minutën e 33′, skuadra e Carlo Ancelottit dyfishoi epërsinë pa u mbyllur pjesa e parë e takimit.

Arjen Robben shënoi për 2 me 0 në minutën e 42′ pas asistimit nga Rafinha./arbresh.info/

Të ngjashme