Radu Dragusin do të bëj hapin e madh në karrierë, pasi nuk arriti dot shkëlqimin te Juventusi.
Pasi pati paraqitje shumë të mira si i huazuar te Genoa, skuadra gjenoveze e bleu atë nga Juventusi për 5,5 milionë euro dhe Dragusin tani është ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.
Reprezentuesi rumun ishte shumë pranë Napolit, por negociatat mes palëve kanë dështuar pasi tani në lojë janë futur edhe skuadrat tjera si Milan, Bayern Munich, Tottenahm Hotspur apo Manchester United.
Calciomercato ka raportuar se lojtari dëshiron transferimin te një skuadër e madhe evropiane dhe Bayern Munich dhe Milani janë prioriteti për të.
Agjentët e tij janë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Rossonerëve dhe të Bavarezëve, derisa Genoa është pajtuar ta lë të lirë yllin e saj.
Genoa synon të fitojë 30 milionë euro nga shitja e Dragusin, derisa edhe Juventusi i gëzohet transferimit të tij pasi ka ruajtur 20 përqind të kartonit të lojtarit dhe i bie të fitoj gjashtë milionë euro nga largimi i tij.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje ndeshje duke realizuar edhe dy gola dhe duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...