Bayerni dëshiron ta huazoj Tchouamenin

11:53 | 2 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e huazimit të mesfushorit të Real Madrid, Aurelien Tchouameni.

Siç raporton Sport1, ylli i Real Madrid konsiderohet të jetë alternativa ideale e Thomas Tuchel, pasi dështuan përpjekjet e tyre për të joshur Declan Rice në Bavari, shkruan Arbresh.info.

Bayern ka qenë në kontakt me drejtuesit e Tchouamenit, ku është bërë një diskutim rreth një huazimi nëse Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë 23-vjeçarin.

Megjithatë, kampionët e Gjermanisë nuk kanë bërë ende një qasje zyrtare për mesfushorin francez dhe mund të kalojë pak kohë derisa të bëhet një.

Ekziston një mirëkuptim në mesin e kampit të Bayernit që Tchouameni mund të bëhet i disponueshëm më vonë në gusht për shkak të konkurrencës brenda mesfushës së Real Madridit.

Duke folur për mediat të martën, Tuchel shpjegoi se Bayern është ende në kërkim të një mesfushori.

“Ka vetëm disa lojtarë që, për mendimin tim, mund të na bëjnë më të mirë. Këta lojtarë ndonjëherë janë të padisponueshëm, ndonjëherë ndodhin gjëra që ne nuk i dimë, ose gjëra nuk do të ndodhin për javët e ardhshme. Le të shohim, ne jemi të relaksuar.”/Arbresh.info/

Të ngjashme