Ndryshime në ekip apo lëvizje në stol, pak rëndësi ka për tifozët e Bayernit, që janë ndër më besnikët në botë.
Bayerni ka bërë të ditur se 7 javë para fillimit të sezonit nuk ka më asnjë biletë në shitje për 17 ndeshjet e kampionatit 2019/20.
Numri i kërkesave është aq i madh, saqë klubi ka deklaruar se është tejkaluar numri i shitjes së biletave dhe në të ardhmen mund të nevojitet edhe shorti, për të vendosur kush përfiton biletë.
https://twitter.com/FCBayern_FB/status/1145946889688367105?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1145946889688367105&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbayerni-befason-tifozet-nuk-ka-me-bileta%2F
Allianz Arena ka një kapacitet prej 75.000 vendesh, me 5% të biletave që rezervohen për tifozët miq. Kërkesa për bileta nuk limitohet vetëm te ndeshjet shtëpiake, sepse edhe biletat e ndeshjeve ku Bayern është udhëtues janë shitur që tani.
Në 30-31 korrik në Mynih do të zhvillohet turneu miqësor Audi Cup (Fenerbahce, Real Madrid, Tottenham Hotspur e Bayern). Vetëm për këtë turne ka ende bileta në shitje. /Telesport/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...