Bayern tregon se sa do mungojë Harry Kane

20:19 | 2 Dhjetor 2024
D.H

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane nuk do të luajë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane u lëndua në ndeshjen e së shtunës mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich dhe për pasojë do të mungojë disa javë, deklaroi trajneri Vincent Kompany.

Kane ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës dhe mjekët e Bayern Munich i thanë Kompanys se ai nuk do të mund të llogarisë tek sulmuesi deri në fund të dhjetorit.

Ai do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Gjermanisë ku Bayern Munich do të presë kampionët në fuqi Bayer Leverkusen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme