Mesfushori kilian është lidhur së fundmi me një transfer prej 50 milionë eurosh tek Neroazurët, por Karl-Heinz Rummenigge insiston që ai nuk shkon askund.
Drejtori i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge ka përjashtuar mundësinë që Arturo Vidal të largohet nga klubi, pas thashethemeve që Interi është duke përgatitur një ofertë, transmeton portali arbresh.info.
Bardhë e zinjtë është përfolur që kanë vendosur të ofrojnë 50 milionë euro për ish mesfushorin e Juventusit, në tentativën e tyre për të përmirësuar skuadrën dhe të luftojnë për titull në Serie A.
“Unë mund ta përjashtoj 100 për qind largimin e Arturo, për ne ai është një lojtar themelor”, u tha Rummenigge gazetarëve. “Unë nuk kam dëgjuar nga askush në Inter deri tani, thjesht lexoj atë që është shkruar.
“Vendimi për të vazhduar me Vidalin është marrë shumë kohë më parë. Ancelotti bisedoi me të: dera është 100 për qind e mbyllur.
“Kjo është pavarësisht nga oferta: kur Bayern vendos që të mos shesë një lojtar, tarifa nuk ka rëndësi”./Arbresh.info
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...